Uragani i fuqishëm Harvey goditi të premten në mbrëmje brigjet e gjirit të Texasit në SHBA.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë me shpejtësi 140 mph goditën dy porte të rëndësishme në Texas duke lënë mijra njerëz pa energji elektrike.
Për momentin ende nuk dihet dëmet e shkaktuara nga uragani, i cili vlérësohet si uragani më i fuqishëm pas atij të vitit 2004 në Amerikë.
Presidenti i SHBA- ve Donald Trump, i cili do të vizitojë zonën e prekur javën e ardhshme, ka firmosur deklaratën e fatkeqësisë për shtetin e Texas.