Urdhëri i Farmacistëve i përgjigjet Agjensisë së Barnave: Ka vetëm 9500 vaksina

Nga Exit News
Urdhëri i Farmacistëve i përgjigjet Agjensisë së Barnave: Ka vetëm 9500 vaksina

Urdhëri i farmacistëve ka reaguar në lidhje me reagimin e Agjensisë Kombëtare të Barnave për temat e diskutuara me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

“Në lidhje me çështjen e vaksinave të gripit, Urdhri i qëndron deklaratës së bërë se vetëm 9500 vaksina janë pajisur me autorizim për tregun e hapur”, shkruhen në reagimin e Urdhërit të Farmacistëve.

Agjensia Kombëtare e Barnave (AKB) e konsideroi të pavertëtë deklaratën e Urdhërit të Farmacistëve se janë sjellë 9500 vaksina anti grip.

Në një reagim zyrtar, AKB u shpreh se deri më tani janë importuar rreth 34.500 vaksina, duke theksuar se qeveria ka marrë 368 mijë doza vaksinash.

Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, nga disa subjekte te ndryshme tregtare dhe shifra e permendur sot eshte importuar nga vetem njeri prej tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>