
Rastet e urgjencës së Tiranës do të referohen te spitali Infektiv për shkak të mbingarkesës tek spitali Shefqet Ndroqi.
Sipas gazetarit Erion Skëndo, shtrimet në tek Shefqet Ndroqi janë shtuar gjatë 4 ditëve të fundit, ku nga 90 të shtuar janë bërë 200.
Gjithsej në 4 spitalet Covid janë të shtruar 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit është rregjistruar një rekord i ri infektimesh me 1,052 të infektuar. Ndërkohë që janë rregjistruar 14 viktima.