Të gjithë ushtarakët në vend do të marrin një pagesë prej 10 mijë lekësh në muaj si kompensim për ushqimin. Pagesa do të fillojë që prej datës 10 korrik.
Ministria e Mbrojtjes Olsta Xhaçka, gjatë një takimi me efektivët e policisë Ushtarake të cilët do të nisen për në Afganistan, u shpreh:
“Miratimi prej 10 mijë lekësh si shtesë në pagat mujore të ushtarakëve nuk është thjesht një zhvillim me impakt të konsiderueshëm pozitiv në buxhetet familjare të ushtarakëve, por edhe një shenjë vlerësimi për punën tuaj të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve duke e bërë FA institucionin më të besuar për shqiptarët.”