Ushtria turke rrëzon një avion rus, acarohen marrëdhëniet ruso-turko

Avionët ushtarakë turk rrëzuan sot një avion ushtarak rus i cili, sipas Turqisë, kishte shkelur hapësirën ajore turke në kufi me Sirinë. Por Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se avioni u godit kur ishte në territorin sirian.

Pilotët rusë mundën që të dalin nga avioni para se ai të përplaset në tokë. Njëri prej tyre është shpëtuar nga forcat ruse brenda territorit sirian, ndërsa forcat rebele kanë publikuar videon e një trupi pa jetë që sipas tyre është i pilotit tjetër.

Marrëdhëniet ruso-turke janë acaruar për shkak të incidentit. Zyrtarët turkë deklaruan se avionin e kishin qëlluar pasi kishin lajmëruar pilotët disa herë se ishin duke shkelur hapësirën ajrore turke. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga qeveria ruse.

Rusia e quajti sulmin turk si “thikë në shpinë” nga “bashkëpunëtorë të terroristëve” dhe deklaroi se do të ketë pasoja në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>