Vaksina e kompanisë gjermane CureVac, 47% efikase kundër COVID-19

Nga Exit News
Vaksina e kompanisë gjermane CureVac, 47% efikase kundër COVID-19

Vaksina e kompanisë gjermane CureVac njoftoi se vaksina e saj kundër COVID-19 ishte vetëm 47% efikase duke vënë kështu në dyshim shpërndarjen e qindra miliona dozave në BE, raporton Reuters.

Vaksina e CureVac pritej të ndihmonte vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që kanë mbetur shumë prapa kombeve më të pasura në vaksinimin e popullsisë.

Bashkimi Evropian në nëntor siguroi deri në 405 milion doza të vaksinës. Kjo u pasua nga një memorandum mirëkuptimi me Gjermaninë për 20 milion doza të tjera.

Aksionet e tregtuara e CureVac ranë 50.6% disa orë pas orësh pas publikimit të të dhënave.

Kompania shtoi se rezultatet e përkohshme sugjerojnë se vaksina është më efikase të rinjtë dhe shumë më pak ata mbi moshën 60 vjeç, grupmosha më e rrezikuar nga COVID-19.

CureVac është përqendruar në të ashtuquajturën teknologji mRNA, e ngjashme me Pfizer dhe Moderna, vaksinat e të cilave kanë rezultuar më shumë se 90% efektive në parandalimin e sëmundjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>