Vaksina e Pfizer do të miratohet për vendet e BE më 30 dhjetor sipas Mitsotakis

Vaksina e Pfizer do të miratohet për vendet e BE më 30 dhjetor sipas Mitsotakis

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të miratojë vaksinën kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech më 30 dhjetor, sipas kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Kreu i qeverisë greke ka deklaruar sot në një intervistë për mediat vendase se vaksinimet në Greqi mund të fillojnë në fillim të janarit, raporton Reuters.

Sipas azhurnimit të fundit, unë pres që vaksina e parë nga Pfizer të aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave më 30 dhjetor,” citohet të ketë thënë Mitsotakis.

Ai shtoi se Greqia pritet të marrë vaksinën brenda 48 orëve nga miratimi dhe të nisë menjëherë vaksinimet.

Nëse deklarata e kryeministrit grek është e saktë do të thotë se vendet e Bashkimit Europian do të kenë në dispozicion vaksinën e parë anti-COVID në fillim të janarit.

kontratën e nënshkruar mes Komisionit Europian dhe kompanisë Pfizer është rënë dakord për furnizimin me 200 milionë doza me të drejtë blerjeje edhe të 100 të tjerave.

Kujtojmë se vaksina e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech nuk është pjesë e portofolit të aleancës COVAX, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Megjithatë, Bashkimi Europian në njoftimin e lidhjes së kontratës me Pfizer thotë se vendet anëtare mund të zgjedhin të dhurojnë një sasi për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>