Vaksina e koronavirusit e prodhuar nga bashkimi i kompanive Pfizert dhe BioNTech është më shumë se sa 90 përqind e efekshme në mbrojtjen e personave.
Ky është rezultati i parë i dalë nga provat me 94 persona të infektuar me koronavirus dhe të cilët kanë shfaqur të paktën një simptomë, tha kompania të hënën.
Rezultati pozitiv është një hap i madh përpara në gjetjen e një vaksine për vaksinimin e gjërë të popullatës. Pfizer tha se ajo është në rrugën e marrjes së miratimit për të shitur vaksinë në fund të nentorit, nëse të dhënat vazhdojnë të tregojnë sigurinë e vaksinës.
Rregullatorët e SHBA-ve kanë treguar se ata do të rishikojnë të dhënat dhe provat e kryera nga kompanitë përpara se të miratojë shitjen e vaksinës.
Provat kanë treguar se vaksina krijon antitrupa të specializuar për njohjen e virusit dhe dobësimin e virusit dhe infeksionit.
Këto antitrupa qendrojnë në trup dhe mund të ndihmojnë në identifikimin dhe neutralizimin e virusit në të ardhmen.
Administratat e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) u shpreh se duhet rreth dy muaj për të monitoruar të paktën gjysmën e subjekteve për efekte anësore.
Pfizer u shpreh se është e gatshme të mbledhë të dhëna të sigurta në javën e tretë të nentorit dhe të kërkojë një autorizim emergjentë pas kësja.
Në studimin e kompanisë janë përfshirë 44 mijë persona në SHBA dhe në vendet e tjera. Ende nuk dihet se sa gjatë të mbron vaksina, duke qënë se kërkuesit nuk i kanë monitoruar vullnetarët për shumë kohë.