Vaksina e Universitetit të Oksfordit siguron 70% mbrojtje ndaj Covid-19

Nga Exit News
Vaksina e Universitetit të Oksfordit siguron 70% mbrojtje ndaj Covid-19

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit ndalon tek 70 për qind e njerëzve shfaqjen e simptomave të Covid-19. Ky është përfundimi i testimit në një grup të madh vullnetarësh, rreth 20 mijë.

Rezultati është zhgënjyes krahasuar me rezultetet që dhanë vaksinat e Modernës dhe Pfizerit, të cilat siguruan mbrojtje për reth 95 për qind të qytetarëve të testuar.

Pavarësisht kësaj, vaksina e zhvilluar nga Oxford do të jetë më e lirë dhe e aksesueshme nga më shumë vende në gjithë botën. Nëse institucionet ndërkombëtare do të miratojnë përdorimin e saj, kjo vaksinë pritet të luajë rol të rëndësishëm në trajtimin e pandemisë në gjithë botën.

Sipas ekspertëve, ekzistojnë gjithashtu të dhëna që sugjerojnë se me përsosjen e dozës dhe formulës, vaksina mund të sigurojë mbrojtje deri në 90 përqind.

Studiuesit e Oksfordit kanë zhvilluar vaksinën në rreth 10 muaj, një proces që normalisht zgjat një dekadë.

“Njoftimi sot na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga [virusi]”, tha arkitektja e vaksinës Prof Sarah Gilbert.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>