Vaksina ruse CoviVac ofron mbi 80% mbrojtje

Nga Exit News
Vaksina ruse CoviVac ofron mbi 80% mbrojtje

Vaksina ruse CoviVac ofron mbi 80% mbrojtje për personat e infektuar nga Covid-19, sipas testimeve paraprake të zhvilluara nga Qendra Chumakov e Akademisë Ruse të Shkencave.

Efektiviteti i vaksinës është mbi 80%, faza përfundimtare e testimit nuk ka përfunduar ende,” deklaroi Qendra për agjensinë ruse Interfax.

Faza e tretë e provave klinike të vaksinës KoviVac pritet të fillojë në qershor dhe do të vazhdojë për një vit, duke u testuar në një sërë kategorish si personat me sëmundje imunitare apo personat mbi 60 vjeç.

Vaksina CoviVac është vaksina e tretë ruse kundër koronavirusit.

Ajo përmban një virus të plotë, por të vrarë Sars-Cov-2, dhe jo pjesë të tij sikundër vaksinat e tjera.

CoviVac administrohet gjithashtu në dy doza në distancë kohore prej disa javësh.

Vaksina është regjistruar më 20 shkurt dhe do t’i shtohet fushatave të vaksinimit masiv.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>