
Vaksina ruse ‘Sputnik V’ ka shkaktuar efekte anësore të lehta tek 1% e atyre që e kanë marrë deri tani në Argjentinë, ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë Gines Gonzalez Garcia.
García theksoi përmes Twitter se në 32,013 vaksinimet e para të kryera tek personelit shëndetësor, kishte 317 raste me “efekte anësore”, nga të cilat 99.3% janë cilësuar si të lehta ose mesatare.
Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke ose dhimbjes të muskujve dhe sipas ministrit “ato shfaqen brenda gjashtë orësh nga marrja e vaksinës dhe zhduken brenda 24-48 orësh”.
Nga ana e tij, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Nicolas Kreplak, komentoi se “reagimet e regjistruara nga Sputnik V janë të ngjashme me ato të zbuluara në vaksinat e tjera”.
Ministria e Shëndetësisë në Argjentinë raportoi se nga 31 Dhjetori deri më 2 Janar u regjistruan 20,906 infektime për një total prej 1,634,834 të prekurish që nga marsi. Të vdekurit ishin 212, me një numër total prej 43,375.