
Rusia do të nisë prodhimin e vaksinës Sputnik V kundër koronavirusit në Serbi.
“Serbia u bë vendi i parë në Evropën Lindore që prodhon vaksinën ruse Sputnik V. Prodhimi i SputnikV në Serbi plotëson standartet më të mira të prodhimit”, njoftoi Fondi i Investimeve ruse, në faqen zyrtare, më 14 prill.
Vaksina pas prodhimit mund të eksportohet në të gjitha vendet e rajonit.
Serbia nisi vaksinimin me Sputnik V në 6 janar 2021. Deri më tani 60 vende të botës kanë vaksinuar popullsine me vaksinën ruse. Efikasiteti I vaksinës është 91.6% sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Lancet.
Vaksina është e prodhuar me teknikën vektoriale duke siguruar imunitet më të gjatë.
Fondi rus i investimeve është një institucion i krijuar në 2011, me qëndër në Moskë, me 800 mijë të punësuar. Ai gjeneron 6% të prodhimi të brendshëm të Rusisë.