
Dega Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaroi të enjten se 95 përqind e dozave të vaksinave të administruara deri tani në të gjithë botën ishin të kufizuara në 10 vende dhe kërkuan një shpërndarje më të drejtë.
Sa i përket dozave të shpërndara vendet kryesore janë SH.B.A., Kina, Mbretëri e Bashkuar, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada.
“Është e nevojshme që të gjitha vendet të kontribuojnë në qasjen e barabartë për vaksinat”, tha drejtori Evropian i OBSH-së Hans Kluge.
Ai nënvizoi përpjekjet e bëra nga organizata për të siguruar që çdo vend të mund të marrë vaksina.
Sipas faqes në internet Our World in Data, mbi 32 milion doza të vaksinave COVID-19 janë administruar deri më tani.