Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi të enjten se janë vaksinuar 155 mijë e 463 persona.
Ajo tha në Facebook se fushata “Shqipëria buzëqesh” nuk do të ndalet deri sa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.
Kryeministri Edi Rama ka premtuar vaksinimin e 500 mijë personave deri në qershor.
Procesi i vaksinimi në vend nisi më 7 janar 2021 me vaksinimin e mjekëve dhe popullatës mbi 80 vjeç. Ndërsa në fund të marsit nisi vaksinimi masiv i popullsisë mbi moshën 70 vjeç.
Në vend po administrohen 4 lloje të ndryshme vaksinash, ajo kineze Sinovac, ruse Sputnik V, britanike AstraZeneca dhe amerikane Pfizer.