Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se rreth 20 mijë policë janë vaksinuar deri më tani.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu pohoi se ojektivi i qeverisë është të vaksinojë 1 milionë qytetarë deri në qershor.
“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar. Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”
Në vend janë vaksinuar 612 mijë qytetarë. 20 përqind e popullsisë në vend ka marrë të paktën një dozë vaksine kudnra koronavirusit. Ndërsa, 140 mijë persona u vaksinuan plotësisht, me të dyja dozat.