
6 mijë vajza dhe gra, punonjëse në fasoneritë e vendit u vaksinuan kundra koronavirusit. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Gentiana është një prej 6000 grave dhe vajzave, që punojnë në sektorin fason dhe që janë vaksinuar falë planit tonë të vaksinimit masiv për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga Covid19”, shkroi ministrja, në Facebook.
Punonjësit e fasonerive bëjnë pjesë tek kategoriae riskut. Gjatë pandemisë disa fasoneri në Durrës dhe Fushe-Krujë u kthyen në vatra infeksioni.