
Më shumë se 200 mijë të moshuar janë vaksinuar në vend. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një postim në Facebook, të mërkurën.
“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastirliu.
Procesi i vaksinimit në vend nis më 11 janar. Në fillim u vaksinua personeli mjekësor dhe të moshuarit mbi moshën 80 vjeç.
Në vend po administrohen vaksinat e Pfizerit, AstraZeneca, Sinovac, dhe Sputnik V.