Vaksinohen mjekët e Urgjencës e Reanimacionit në QSUT

Nga Exit News
Vaksinohen mjekët e Urgjencës e Reanimacionit në QSUT

Mjekët e Urgjencës dhe Reanimacionit të QSUT-së kanë nisur të enjten vaksinimin anti-Covid.

Vaksinimi i tyre me vaksinën e kompanive Pfizer e BioNTech po vazhdon në ambientet e stadiumit kombëtar Air Albania.

Ndërkohë ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu njoftoi se që prej 11 janarit, janë vaksinuar në total 549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me virusin.

Vaksinimi në vend nisi në 11 janar me 975 doza të vaksinën Pfizer dhuruar nga një vend ende i panjohur për publikun.

Të parët që morën vaksinën ishte kryeministri Rama dhe Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT Najada Çomo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>