Vangjel Tavo: Gjirokastrës i hiqet spitali rajonal për t’i kaluar Fierit

Nga Exit News
Vangjel Tavo: Gjirokastrës i hiqet spitali rajonal për t’i kaluar Fierit

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka akuzuar kryeministrin Rama se kërkon të izolojë Gjirokastrën duke i hequr disa drejtori insitutcionesh.

Përmes një shënimi në Facebook, Tavo shkruan se spitalit të Gjirokastrës do t’i hiqet statusi rajonal dhe do të kthehet në bashkiak.

Pasi largoi nga Gjirokastra të gjitha institucionet: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë; Drejtoria Rajonale e Arsimit; Arkivi; Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial; Drejtoria e Peshëmatjeve (DPM); Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujerave dhe Turizmit (ISHMPUT), shërbimi i Extensionit (këshillimit të fermerëve) duke lënë pas dore fermerët, etj, së fundmi po i heqin edhe një shërbim tjetër Gjirokastrës duke e kthyer Spitalin në Gjirokastër bashkiak, me shërbime të kufizuara, dhe duke caktuar si spital rajonal për të gjithë jugun Spitalin e Fierit. Banorët e Gjirokastrës do detyrohen të shkojnë në Fier për të marrë shërbimet shëndetësore.

Më herët, kryeministri Rama tha se spitali që do të ndërtojë Turqia në Fier do të shërbejë si spital rajonal.

Ish-deputeti ka publikuar edhe disa foto, të cilat thotë se tregojnë spitalin e Gjirokastrës të lënë qëllimisht në kushte të këqija “për ta zhvlerësuar e për t’i dhënë titullin rajonal spitalit të Fierit.”

spitali
spitali

Tavo ka paralajmëruar se institucione të tjera do t’i hiqen Gjirokastrës si pjesë e një plani “dashakeqës dhe diskriminues”

“Mjerim, shpopullim dhe shkatërrim. Ky ishte shpërblimi që u dha “rilindja” votuesve që i besuan. Gjirokastra u shkretua prej marrësisë së “rilindjes”. Qyteti i UNESCO-s u braktis. Njerëzit po largohen çdo ditë. Më 25 prill, të gjithë së bashku, njerëz të thjeshtë dhe socialistë të ndershëm, t’i kthejmë dinjitetin Gjirokastrës dhe ta zhvillojmë, me vende pune, dhe ta nxjerrim nga mjerimi që solli sekti malinj i “rilindjes.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>