Eurokomisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka kujtuar të dielën të gjithë viktimat e regjimeve totalitare, në ditën Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit.
Përmes një postimi në Twitter, eurokomisioneri thekson se:
“Asnjëherë nuk duhet të harrojmë dhe as të pranojmë shtypjen bazuar në besime, fe, klasë shoqërore ose racë. Historia evropiane është plot me shtypje të tilla. Viktimat janë mes nesh, ne duhet t’i nderojmë ata dhe të mos harrojmë kurrë ata që humbën jetën dhe të dashurit e tyre.”
Një shënim në Twitter ka bërë dhe David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Europian:
“Sot nderojmë kujtimin e miliona viktimave të të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare. Ne duhet ta mbajmë gjallë kujtesën e historisë dhe kurrë të mos ndalemi së luftuari për vlerat tona themelore, shtetin e së drejtës, lirinë dhe demokracinë.”