Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), të botuar të premten (18 shtator) tha se e vetmja mënyrë për tu integruar në BE është kryerja e reformave dhe vendosja e shtetit të së drejtës.
Duke folur për të përditshme FAZ, ai tha se:
“Përparimi demokratik arrihet vetëm përmes reformave, dhe këtë po e tregojnë përpjekjet e mëdha të kryera nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, që kanë bërë vetëm për të nisur hapjen e bisedimeve”.
I pyetur nga gazetari se “Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk është e vërtet se hapja e bisedimeve varet vetëm nga reformat e një vendi, Varhelyi ju përgjgi se:
“Por kështu është. Nuk ishte e lehtë të nisje hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, por ne e bënë atë”.
Ai i kujtoi në mënyrë të tërthortë vendeve evropiane dyshuese për pranimin e anëtarëve të rinj në BE, se nëse nuk pranojnë anëtarësim të plotë të këtyre vendeve (Maqedonia e Veriut, dhe Shqipëria), atëherë ata do të përballet me rrezikun e vendeve të tjera në rajon.
“Ne po ofrojmë një anëtarësim të plotë, sipas vendimi të drejtuesve të vendeve evropiane. Për ata që kërkojnë më pak se sa kjo, unë i përgjigjem: atëherë mos prisni që rajoni të mbështesë kushtet tona. dhe mos prisni që rajoni të jetë i sigurtë dhe i qendrueshëm për ne”, tha Varhelyi.
Varhelyi theksoi se “vendet që duan t’i bashkohet BE-së duhet të kenë institucione të qendrueshme, për sigurimin e demokracisë, zbatimit e ligjit, të drejtat e njeriut, dhe mbrojtjen e minoriteteve”.
Ai tha se BE do të financojë projekte infrastukturore për lidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes hekurudhave dhe autostradave.