
Eurokomisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi bisedoi të enjten, me kryeministrin e ri të Serbisë Zdravko Krivokapić, në Bruksel.
Në një postim në Twitter, Varhelyi shkroi se gjatë takimit dy liderët folën për reformat që Serbia duhet të vazhdojë në kuadër të integrimit europian:
“Në Këshillin e Stabilizim-Asociimit: diskutim i mirë me kryeministrin serb mbi rimëkëmbjen ekonomike dhe zbatimin e reformave. Inkurajojmë hapat e parë nga qeveria e re që duhet të vazhdojnë. Të kënaqur që Serbia pranon metodologjinë e rishikuar të zgjerimit. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje.”
Ndërsa kryeministri serb u shpreh:
“Kjo është vizita e parë që po zhvillohet gjatë javës së dytë të punës së qeverisë së re demokratike, provë e prekshme e mbështetjes më të madhe. Sepse në këtë moment, ndërsa Brukseli – si pjesa tjetër e botës – po lufton pandeminë COVID-19, është një nder dhe një kënaqësi për t’u vizituar.”