Variant i ri Covid: Një ‘mutacion i dyfishtë’ i gjetur në Indi

Nga Exit News
Variant i ri Covid: Një ‘mutacion i dyfishtë’ i gjetur në Indi

Një variant i ri i koronavirusit, që ka pësuar dyfish mutacion, është zbuluar nga mostrat e mbledhura në Indi, raporton BBC.

Zyrtarët po kontrollojnë nëse varianti, ku dy mutacione bashkohen në të njëjtin virus, mund të jetë më infektues ose më pak i prekur nga vaksinat.

Rreth 10,787 mostra nga 18 shtete indiane zbuluan 771 raste me variante të njohura – 736 të Mbretërisë së Bashkuar, 34 të Afrikës së Jugut dhe një brazilian.

Zyrtarët thonë se variantet e reja nuk janë të lidhura me rritjen e  rasteve në Indi.

India raportoi 47,262 raste dhe 275 vdekje të mërkurën – rritja më e ndjeshme ditore këtë vit.

Konsorciumi Indian SARS-CoV-2 mbi Gjenomikën (INSACOG), një grup prej 10 laboratorësh kombëtar nën Ministrinë e Shëndetit të Indisë, kreu renditjen gjenomike në mostrat më të fundit.

Renditja gjenomike është një proces testimi për të përkthyer  kodin gjenetik të një organizmi – në këtë rast, virusin.

Kodi gjenetik i virusit funksionon si manuali i tij i udhëzimeve.

Mutacionet në viruse janë të zakonshme, por shumica e tyre janë të parëndësishme dhe nuk shkaktojnë ndonjë ndryshim në aftësinë e tij për të transmetuar ose shkaktuar infeksion serioz.

Por disa mutacione, si ato në variantet e varianteve të Mretërisë së Bashkuar ose Afrikës së Jugut, mund ta bëjnë virusin më infektues dhe në disa raste edhe më vdekjeprurës.

Virologu Shahid Jameel shpjegoi se një “mutacion i dyfishtë në zonat kryesore të proteinës spike të virusit mund të rrisë këto rreziqe dhe të lejojë që virusi t’i shpëtojë sistemit imunitar”.

Proteina spike është pjesa që virusi përdor për të depërtuar në qelizat njerëzore.

“Mutacione të tilla [të dyfishta] japin arratisje imune dhe rritje të infektivitetit,” tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Deri më tani vaksinat janë treguar efektive edhe ndaj mutacioneve, ndonëse herë -herë në një grad më të ulët se viruset kundër të cilave ishin krijuar.

Rritja e fundit e rasteve në Indi – e cila filloi këtë muaj – vjen gjatë asaj që disa ekspertë e kanë quajtur një “fazë delikate” pasi sistemi i kujdesit shëndetësor tashmë është i lodhur nga beteja njëvjeçare kundër koronavirusit.

Shtetet e Indisë kanë filluar rivendosjen e kufizimeve, duke përfshirë kufizimin e orarit të daljeve dhe izolimet me ndërprerje.

Dy qytete të mëdha, Delhi dhe Mumbai, kanë urdhëruar gjithashtu teste të shpejta të rastësishme në aeroporte, stacione hekurudhore dhe zona të mbushura me njerëz siç janë qendrat tregtare.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>