Varianti indian i koronavirusit dyfishoi infektimet në Britani

Varianti indian i koronavirusit dyfishoi infektimet në Britani

Varianti indian i virusit Covid-19 rrezikon programet e lehtësimit të masave në vendet evropiane për perjudhën e verës.

Një studim nga Imperial College London në Britani tregon që varianti Delta ka ndikuar në rritjen me 50% të rasteve të reja të infektimeve në vend që nga maji.

Të dhënat mbështesin vendimin e kryeminstrit Boris Johnson për të shtyrë lehtësimin e masave antiCovid, justifikuar pikërisht me frikën ndaj versionit indian të virusit dhe nevojës për të vaksinuar sa më shumë njerëz.

“Prevalenca po rritet në mënyrë eksponenciale, e nxitur nga moshat më të reja … dhe duket se po dyfishohet çdo 11 ditë. Qartësisht, ky është një lajm i keq,” citohet nga Reuters Steven Riley, profesor i dinamikës së sëmundjeve infektive, Imperial College London.

Për të përmbysur këtë trend, ekspertët këshillojnë fillimin e vaksinimit për moshat më të reja.

Britania ka patur një nga programet më të suksesshme të vaksinimit në botë, me mbi gjysma e popullsisë së rritur që është vaksinuar plotësisht.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, duke iu referuar studimit deklaroi se ai tregonte se qeveria kishte marr vendimin e duhur.

“Këto zbulime nxjerrin në pah kontekstin e zymtë në të cilin morëm vendimin e vështirë për të vonuar Hapin 4 të udhërrëfyesit nga bllokimi,” u shpreh ai për mediat.

Ai shtoi se njerëzit duhet të bëjnë pak më tepër durim, në mënyrë që të rritet numri i vaksinimeve, si e vetmja mënyrë për të bërë një hapje të sigurtë të vendit.

Rikujtojmë se varianti indian i koronavirusit rezulton me një trasmetueshmëri shumë të lartë, gjë që e bën atë statistikisht më të rrezikshëm, pavarësisht se studimet thonë se nuk është kërcënim më i madh fizikisht për pacientet se versionet e tjera të identifikuara.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>