Vasili denoncon uljen e numrit të testimeve ditore

Nga Exit News
Vasili denoncon uljen e numrit të testimeve ditore

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë se po ul numrin e testimeve ditore për të zbuluar të infektuarit me Covid-19.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se vendimi i ministrisë për të ulur numrin e testimeve është ‘paradoksal’ dhe nuk përkon me realitetin në vend:

“Ministria e Shëndetësisë brenda 4 ditësh i ka ulur testimet në 818 me pak, pra nje ulje me 30%, nga 2745 ne 1927.

Sot personat e konstatuar pozitiv me Covid janë 461, ndërsa ata që kanë humbur jetën 14.

A i përgjigjen realitetit faktik këto shifra? Shifrat e ulta të pozitivitetit kontrastojnë dukshëm dhe “çuditshëm” me vdekjet, që sot janë 14.

Si mund të pranohet që ndërsa situata edhe për shkak të stinës shkon drejt rëndimit testimet ulen ndjeshëm?!”

Vasili akuzoi qeverinë se nuk po tregon seriozitet në përballimin e pandemisë:

“Përballimi i situatës kërkon seriozitet maksimal shkencor dhe rritje të parametrave të performancës ku testimi është tregues prioritar absolut.”

Në 24 orët e fundit, në vend u testuan 1927 persona, prej të cilëve 461 rezultuan pozitiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>