Vasili: Imuniteti 50% i Tiranës për COVID, shifër e madhe për një studim të vogël

Nga Exit News
Vasili: Imuniteti 50% i Tiranës për COVID, shifër e madhe për një studim të vogël

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili e ka cilësuar si një shifër të madhe, rezultatin e studimit të Akademisë së Shkencave, ku sipas të cilit 50% e popullsisë në Tiranë ka fituar imunitet ndaj Covid-19. Sipas Vasilit kjo është “një shifër e madhe për një studim të vogël”.

Shifra e publikuar ku hamendesohet se rreth 50% e popullsise se Tiranes e ka kaluar COVID- in eshte pa dyshim nje shifer shume kurajoze, kur sheh numrin shume te vogel te te dhenave perballe paqartesive shume te rendesishme te sjelljes se virusit, te menyres se sjelljes se popullates, te masave kufizuese konfuze dhe shpesh pa sens dhe mbi te gjitha te te dhenave zyrtare kaotike pa vazhdimesi qe pamundesojne konkluzione shterruese”, tha Vasili.

 Ai tha se një fakt i konfirmuar është që Tirana ka rreth 13 mijë raste pozitive të konfirmuar me COVID pas kryerjes së tamponit.

“Thene ndryshe kjo perfaqson rreth 2.9% te popullates te Tiranes si qytet.13 mije raste jane dedektuar pas kryerjes se shumefishit te ekzaminimeve”, tha Vasili.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>