Vasili: Largimi i mjekut nga QSUT, akt i shëmtuar

Nga Exit News
Vasili: Largimi i mjekut nga QSUT, akt i shëmtuar

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili e ka cilësuar të shëmtuar largimin nga puna të mjekut Ilir Allkja nga QSUT.  Në një deklaratë për media, Vasili tha se largimi i tij është bërë pasi mjeku ka qenë kritik ndaj qeverisë.

Vasili deklaroi se ai u largua “sipas nenit të agjitacion dhe propagandës se paska bërë vërejtje dhe paska kërkuar që të përmirësohen kushtet e trajtimit të të sëmurëve dhe mënyra e punës ndaj qytetarëve dhe pacientëve që kanë problemet me Covid”.

Nënkryetari i LSI tha më tej se në raport me numrin e përgjithshëm të mjekëve që ka Shqipëria, numri i mjekëve që kanë humbur jetën, që janë 30, është nga më të lartët në botë.

“Jeta e njerëzve nuk e preokupon fare. Nga dje në pardje shifrat e pandemisë lëvizin me 80%,. Në datën 28 nëntor u bënë vetëm 1500 testime, duke i ulur ato 45% dhe kishte vetëm 313 raste të reja. Një ditë më pas, pas kritikave tona shumë të forta, testimet u rritën dhe shkuan 2600, e numri i të infektuarve u rrit me 80%”, tha Vasili.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>