Vasili: Mungesa e investimeve në zjarrëfikëse i kushtoi jetën Arjan Salës

Nga Exit News
Vasili: Mungesa e investimeve në zjarrëfikëse i kushtoi jetën Arjan Salës

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili fajësoi mungesën e mjeteve të zjarrfikëseve për humbjen e jetës së Arjan Salës, si pasojë e zjarrit të rënë në një prej magazinave të qendrës tregtare “Casa Italia”. Trupi i tij ende nuk është nxjerr nga zjarrfikësit.

Arjan Sala punonte roje e qendrës tregtare. Në momentit kur ka rënë zjarri ai ka qën i pranishëm në vend duke ndihmuar në shpëtimin e jetës së 25 personave.

“Institucionet e shtetit, zjarrfikëset e Bashkisë së Tiranës ishin aty pa mjete minimale të domosdoshme dhe zjarri vazhdoi për ditë të tëra, pa mundur dot që ai të dominohet”, u shpreh Vasili në një deklaratë për median.

Ai e quajti qeverinë “një grupi mashtruesish dhe grabitqarësh, asgjë tjetër nuk ka në qeverisjen e vendit”:

“Ndërkohë që zjarri vazhdonte, rrezikonte qytetarët e pronat me miliona, këta vazhdonin live propagandën për turpin e tyre, për faqen e zezë që quhet mandat i tretë i tyre.

Është shumë e qartë që nuk mund të kishin mjete zjarrfikëset dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi në vend që të kishim shpenzuar para për mjetet, shpenzoheshin para e qindra e mijëra euro kamera televizive”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>