
Vaksina e Astra Zenekës nuk ëshët perfekte por shpëton jetë, dhe do të ketë ndikim në pandemic, u shpreh shefi i kompanisë të enjten, raporton Reuters. Kompania do të dyfishojë prodhimin në më shumë se 200 milionë doza për muaj deri në prill.
Kjo vaksinë u quajt “vaksinë për botën” sepse është e lirë dhe e lehtë për tu transportuar në krahasim me disa nga konkurentët e saj.
Vaksina u miratua shpejt në Evropë pavarësisht dyshimeve mbi dozimin apo diferencën kohore mes dy dozave. Gjithashtu, rezultate e javës së kaluar se vaksina nuk ofron mbrojtje kundër variantit afrikan të virusit ka rritur dyshimet mbi efekasitetin e saj.
Deri më tani dihet se vaksian ofron mbrojtje për personat nën moshën 65 vjeç.