
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një prej zonave malore të Mirditës.
Flakët po djegin sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurresh në malet e Bulshares në Orson, sipas raportimit të “News 24”.
Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive prej disa orësh ndërsa në përhapjen e saj kanë ndikuar edhe temeraturat e larta dhe era e fortë.
Ndërhyrja nga toka për të shuar flakët është e vështirë për shkak të terrenit malor.