Vatër zjarri në Radhimë, rrezikohen banesa dhe një pikë karburanti

Nga Exit News
Vatër zjarri në Radhimë, rrezikohen banesa dhe një pikë karburanti

Një vatër zjarri është krijuar në Radhimë të Vlorës duke rrezikuar dëme të mëdha pasi pranë ndodhet një gjenerator energjie elektrike, banesa dhe biznese.

Flakët janë ndihmuar të përhapen nga era duke e zgjeruar vatrën e zjarrit në drejtim të një pike karburanti në atë zonë, raporton Report TV.

Zjarri rrezikon gjithashtu gjeneratorin e energjisë elektrike dhe kjo ka detyruar OSHEE të ndërpresë energjinë në Radhimë deri në shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje kanë shkuar pesë makina zjarrfikëse dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

Nuk raportohet ende për dëme materiale të shkaktuar nga flakët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>