Vatikani pret të vaksinojë 450 banorët e tij në janar

Nga Exit News
Vatikani pret të vaksinojë 450 banorët e tij në janar

Qyteti i Vatikanit, shteti më i vogël sovran i botës, pret që të marrë doza të mjaftueshme të vaksinave anti-Covid në ditët në vijim, për të vaksinuar të gjithë punëtorët dhe banorët e tij.

Vatikani ka rreth 450 persona, përfshirë Papa Françeskun, ndërsa disa qindra punonjës të tjerw tw Vatikanit jetojnë në Romë.

“Vaksinat mund të mbërrijnë në shtet në javën e dytë të janarit në sasi të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Qytetit të Vatikanit,” thuhej në deklaratën zyrtare.

Selia e Shenjtë është organi drejtues i Kishës Katolike Romake që vepron nga brenda territorit të Vatikanit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>