Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, një grupim artistësh e qytetarësh kundër vendimit të qeverisë për prishjen e godinës së teatrit, do të organizojë sot, më 30 prill, një tjetër diskutim publik në mbrojtje të Teatrit.
Në orën 18:00, përpara Teatrit Kombëtar, aktivistët, në një diskutim të lirë e të hapur për qytetarët do të flasin për shkeljet ligjore, shkatërrimin e pasurisë kombëtare dhe indiferentizmin e qeverisë e bashkisë ndaj zërit të qytetarëve.
Ky është diskutimi publik i tetë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Prej dy muajsh tashmë, Aleanca, çdo të hënë përpara godinës së Teatrit diskuton me qytetarë, por dhe me profesionistë të fushës si arkitektë, restaurues, inxhinierë e juristë për të gjitha shkeljet ligjore, por dhe për vlerat e Teatrit si pjesë e trashëgimisë kulturore-historike dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së saj.
Më tepër lidhur me vendimin e Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri përmes Partneritetit Publik Privat mund të lexoni këtu, këtu dhe këtu.