Vazhdon ndalim qarkullimi nga ora 22:00 deri në 06:00

Nga Exit News
Vazhdon ndalim qarkullimi nga ora 22:00 deri në 06:00

Të gjithë qytetarët e kanë të ndaluar të lëvizin nga ora 22:00 deri në 06:00. Gjithashtu baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura gjatë kësaj fashe orari.

Masat i njoftoi Komiteti Teknik të shtunën në një komunikim me gazetarët.

Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgimit në shtëpi apo rastet e emergjencës. Qytetarët mund te aplikojnë tek e-Albania, nëse do tju duhet të dalin.

Universitetet do të vazhdojnë të zhvillojnë mësimin online deri në një urdhër të dytë, ndërkohë fluturimet drejt Britanisë së Madhe do të mbeten të pezulluara deri me 1 shkurt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>