
Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ka rinisur të mërkurën shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Shëngjinit.
Pronarët e lokaleve kanë kundërshtuar aksionin, duke thënë se i kanë ndërtuar me leje objektet. Një prej tyre tha se është në proces gjyqësor dhe ka masë sigurie për objektin, ndaj shembja e tij është e paligjshme.
Por IVMT, e mbështetur nga policia e cila kishte rrethuar të gjithë zonën, duke mos lejuar as pronarët dhe as gazetarët të pengojnë punën e fadromave.