Ndarja e papritur nga jeta e stilistes amerikane Kate Spade, pak ditë më parë, ka bërë që çmimet e çantave të saj në tregun e gjërave të përdorura të rriten disa fish.
Një prej këtyre dyqave, por që shërben online, Tradesy, shpjegon se kërkesa për krijimet e Spade vetëm në ditën e vdekjes u rrit me 800 për qind. Çmimet u rritën po ashtu, çanta që më parë shiteshin 50 dollarë, tani kanë arritur në 300 dollarë, po aq sa kushtojnë dhe çantat e koleksionit të ri.
“Kurdoherë që një artist i çdo fushe ndahet nga jeta, është një gjë e zakonshme që të rritet kërkesa për produkteve të tyre, si dhe çmimet “, shpjegon Kamini Lane, drejtorja e marketingut të Tradesy. “Por unë kurrë nuk kam parë një rritje kërkese dhe çmimesh kaq të lartë më parë.”
Stilistja 55 vjeçare, që së bashku me bashkëshortin e saj ngriti një perandori të modës, veçanërisht në Amerikë, u gjet e vetvrarë në apartamentin e saj në New York, më 5 qershor.
Produktet e Kate Spade ishin të arritshme për shumë shtresa të ndryshme klientësh, ndaj edhe tani dëshirohet nga një bazë më e gjerë, shpjegon më tej Kamini Lane.
Çantat plot ngjyra dhe dizenjo, për të cilat Spade u bë e famshme, i ofrojnë klienteve një stil të veçantë në një kohë kur çantat luksoze nuk mund të arrihen nga të gjithë.