Vdes gazetari investigativ hollandez, plagosur javën e shkuar

Vdes gazetari investigativ hollandez, plagosur javën e shkuar

Gazetari investigativ hollandez, Peter R. de Vries ka humbur jetën të enjten nga plagët e marra, pas një sulmi me armë më 6 korrik.

“Peter luftoi deri në fund, por nuk ishte në gjendje ta fitonte betejën,” citohet nga mediat vendase deklarata e familjarëve.

“Ai vdiq i rrethuar nga njerëzit që e duan. Pjetri jetoi sipas bindjes së tij: ‘Në gju i përkulur, nuk ka mundësi të jesh i lirë, ” vijon dedikimi i familjarëve të gazetarit

De Vries u qëllua pesë herë, pwrfshirw edhe në kokë, pasi sapo kishte lënë punën në një studio televizive.

Policia arrestoi 3 persona në lidhje me krimin,

De Vries u bë i famshëm për raportimin e rrëmbimit të milionerit, Freddy Heineken në 1983. Ai drejtoi shfaqjen e tij televizive për 17 vjet, duke punuar me familje të viktimave, duke ndjekur çështje të pazgjidhura dhe duke ekspozuar dështimet e drejtësisë.

Gazetarit në të kaluarën i ishte dhënë mbrojtja e policisë, pas kërcënimeve për vdekje, ndërsa prej vitit të kaluar punonte si këshilltar dhe i besuar i dëshmitarit kryesor të prokurorisë kundër Ridouan Taghi, i njohur si krimineli më i kërkuar i Hollandës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>