Një 61-vjeçar me Covid-19 vdiq mbrëmjen e së dielës në Spitalin Infektiv duke e çuar në 21 totalin e viktimave në vendin tonë.
Mediat raportuan se viktima ishte ish-kampioni i boksit Skënder Kurti. Ai ishte shtruar në spital prej datës 17 mars dhe vuante nga hipertensioni.
Një javë më pas, më 23 mars, gjendja iu përkeqësua rëndë duke kaluar në koma, gjendje prej së cilës ai nuk iu riaftësua dot.
Kurti ka qenë kampion në boks me ekipin e Tiranës, me të cilin angazhohej si trajner. Njëkohësisht ai stërviste dhe kombëtaren e boksit.
Tashmë prej 361 të infektuarve me koronavirus, numri i viktimave shkon në 21.