Vdes një 35-vjeçar në minieren e Bulqizës

Nga Exit News
Vdes një 35-vjeçar në minieren e Bulqizës

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në minieren e Bulqizës, të premten, 28 maj 2021. Policia njoftoi se ai është aksidentuar në punë, pa dhënë sqarime të mëtejshme. Ndërsa në media shkruhet se personi ka vdekur si pasojë e rënies së një grumbulli gurësh brenda në minierë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30.

Më 4 mars, një minator u aksidentua gjatë punës në minierë. Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e kromit të kompanisë Albchrome në Bulqizë.

Më 24 shkurt  minatori Fiqiri Karaj humbi jetën në minierat e Zonës D në Bulqizë.

Me gjithë vdekjet e shumë minatorëve në minierat e kromit në Bulqizë, asnjë drejtues apo pronar i kompanive koncesionare nuk është ndjekur penalisht në tre vitet e fundit.

Në shumicën e rasteve fajtor është bërë minatori duke thënë se “nuk është treguar i kujdesshëm”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>