
Një pacient me koronavirus ka kaluar sot në vdekje klinike dhe mjekët po përpiqen ta rikthejnë në jetë.
Ai është një pacient 61-vjeçar nga Tirana, i shtruar në spitalin Infektiv, i cili ndodhet në terapi intensive. Orët e fundit ai u vendos në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë.
61-vjeçari ka sëmundje bashkëshoqëruese.
Dy viktimat e tjera janë një 43-vjeçar nga Kavaja dhe një 71-vjeçar nga Kuçova.