
Pothuajse 2 muaj pas shpërthimit të pusit të naftës në Ballsh, Viktor Balla, punëtori i dëmtuar humb jetën të dielën.
51-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga djegia që ju shkaktua nga marrja flakë e një tubacioni në dekantimin e naftës.
Ai pësoi djegie në 40% të trupit dhe qëndroi në reanimacion qysh prej fillimit të marsit.
Në vijim, policia arrestoi Erion Alushaj, shef pranë sektorit të dekantimit në kompaninë Anio Oil, duke e akuzuar si përgjegjës për ngjarjen.