Kryebashkiaku Veliaj deklaroi, të dielën, se shumë artistë po bashkohen me Partinë Socialiste, sepse ajo punon për ‘hallet e njerëzve’.
Duke folur në një takim elektoral në Farkë, Veliaj shprehu gëzimin për afrimin në PS të aktorit Gaz Paja, këngëtares Vikena Kamenica, ish-missit Valbona Selimllari, aktores Arjola Demiri etj.
“Në partinë tonë pyesin sa talent ke, sa zgjidh hallet, sa punon.
Kjo është arsyeja se pse sot të gjithë po bëhen me PS, sepse ajo punon për hallet e njerëzve.”
Veliaj përshëndeti nga Farka dhe të gjithë ata qytetarë që më parë kanë qenë me partitë opozitare, por tani i janë bashkuar PS-se:
“Askush nuk është i pagabueshëm,” tha Veliaj, “por tani kanë ardhur në familjen e madhe të PS-së dhe ne i mirëpresim sepse kanë bërë zgjedhjen e duhur.”