Veliaj, PD kundër interesit kombëtar, tradhëtoi UÇK-në, shiti detin

Nga Exit News
Veliaj, PD kundër interesit kombëtar, tradhëtoi UÇK-në, shiti detin

Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzoi Partinë Demokratike se gjithnjë ka punuar kundër interesit kombëtar.

Gjatë një ceremonie përkujtimore për çlirimin e Tiranës tek Ushtari i Panjohur, Veliaj tha se PD është partia që ka votuar pro raportit të Dick Martit dhe ajo që ka tentuar të shesë detin tek Greqia:

“Minoranca e zhurmshme, e rrënuar moralisht, që firmosi raportin e Dick Marty si dhe disa vite më parë tentuan të shesin detin.

Liria ka emër, tradhëtia ka emër, shitja e detit ka emër. Por nuk do t’ja dalin.”

Në fund Veliaj tha se shpreson që socialistët e demokratët të bashkëpunojnë për të mirën e Shqipërisë dhe qytetarëve:

“Për ne shqiptarët duhet ta ulim tonin dhe të reflektojmëSot, 17 nëntori na ka bërë të gjithë bashkë, socialistë dhe demokratë dhe uroj që të jemi kështu së bashku për të mirën e Shqipërisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>