
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njoftoi shpronësimin e godinës së Sarajeve dhe kthimin e saj në një muze.
Në një postim në Twitter Veliaj u shpreh se Kryeministri Rama ka miratuar shpronësimin për 18 pronarët e godinës dhe kthimin e saj në muze të Legatës së parë.
“Shpronesim per 18 pronaret (jo te gjithe jane politikane piromane). Shpallje Muze si ish Legata e Parë në Tirane dhe monument kulture. Rikonstruksion dhe hapje për publikun”, shkroi Veliaj.
Ai tha se vendimi për shpronësim do të merret nga qeveria e re:
“Ta harrojne qe aty do kete ndërtim, e ta harrojne që aty do ketë zjarr gjer sa te behët shpronesimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje”.
Gjithashtu, kryebashkiaku njoftoi se kamerat e sigurisë kanë kapur personin që i ka vënë flakën.
Veliaj nuk la pa u përplasur me Presidentin Meta, duke i thënë se ndërtesa u shpëtua nga Policia Bashkiake e sulmuar nga presidenti.