Veliaj: Vendimin për shembjen e teatrit e marrim ne, jo ndërkombëtarët

Nga Exit News
Veliaj: Vendimin për shembjen e teatrit e marrim ne, jo ndërkombëtarët

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi sot se vendimi për të prishur apo jo Teatrin Kombëtar, duhet marrë nga drejtuesit lokalë dhe jo nga ndërkombëtarët.

Në një intervistë për News24, pyetur për kundërshtimin e eurokomisioneres Mariya Gabriel për prishjen e teatrit, Veliaj tha se kundërshtime të tilla ka pasur dhe në raste të ngjashme në Firenze, por se kryebashkiaku i saj nuk u tregua inferior:

“Pyetje me spec se nuk bëhet fjalë të dalësh kundër BE. Por edhe kryebashkiaku i Firencës nuk sillet si inferior dhe t’ia vendosë BE nëse do shembet apo jo.

Është vendim lokal. Vendimet në Shqipëri merren nga njerëz që jetojnë në Shqipëri. Dhe Tirana duhet të ecë përpara.”

Në fillim të prillit, Komisionerja e BE-së Mariya Gabriel mbështeti nismën e organizatës Europa Nostra për të ruajtur 7 sitet më të rrezikuara të kontinentit, pjesë e së cilave është edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë.

Më 24 mars Europa Nostra e përfshiu Teatrin Kombëtar në listën e 7 siteve më të rrezikuara kulturore, ku bëjnë pjesë disa kështjella në Çeki, Serbi, Itali dhe disa ndërtesa të tjera në Norvegji, Slloveni dhe Poloni.

Europa Nostra tani do të angazhohet të përdorë gjithë rrjetin e saj për të sugjeruar mundësi për mbrojtjen e Teatrit, përmes projekteve restauruese.

Për të lexuar më shumë për projektin e qeverisë dhe bashkisë për Teatrin Kombëtar, lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>