Vendet anëtare kërkojnë reformim të OBSH-së

Vendet anëtare kërkojnë reformim të OBSH-së

Ministrat e Shëndetësisë së vendeve anëtare të OBSH-së ranë dakord të hënën që, pas pandemisë, ky institucion ka nevojë për reformim të thellë.

Një raportim i Reuters citon kreun e emergjencave pranë OBSH-së, Mike Ryan, që shprehet se:

 “Tani për tani patogjenët kanë epërsi, ata po shfaqen më shpesh dhe shpesh në heshtje në një planet që nuk është në ekuilibër. Duhet të rikthejmë pikërisht dobësinë që pandemi ka ekspozuar, ndërlidhjen tonë, duhet ta kthejmë atë në një forcë.”

Vendimi erdhi pas një rezolute të prezantuar nga BE-ja, sipas të cilës reforma do të udhëhiqet nga vendet anëtare.

Reforma do të synojë të përforcojë përgjigjen e shpejt ndaj sëmundjeve të reja në mënyrë që pandemia të mos përsëritet.

Vitin e kaluar OBSH u përball me një varg kritikash në lidhje me reagimin e plogësht ndaj pandemisë dhe ekspertët kërkojnë që në të ardhmen t’i jepet autoriteti të hetojë për shpërthimin e sëmundjeve në çdo cep të globit pa vonesë.

Refoma nuk është i vetmi hap në agjendën e 194 vendeve anëtare të OBSH-së, të cilat pritet të takohen në nëntor për të diskutuar nënshkrimin e një traktati ndërkombëtar për parandalimin e pandemive në ardhmen.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>