Vendi hapet përfundimisht javën e parë të qershorit

Nga Exit News
Vendi hapet përfundimisht javën e parë të qershorit

Me 18 maj do të hapen pjesa më e madhe e aktiviteteve, por vendi do të hapet përfundimisht në javën e parë të qershorit.

“Sipas gjasave apo parashikimeve të kryera deri në këto momente, fundi i Majit, java e parë e Qershorit”, ju përgjigj Eugena Tomini pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se kur do të hapet vendi.

Ajo sqaroi se hapja e vendit do të bëhet duke u bazuar në numrin e rasteve të reja, dhe të pacientëve të shtruar në spitale

Zonja Tomini tha se me 18 maj do të hapen pjesa më e madhe e aktiviteteve dhe biznesve, por aktivitete sportive dhe transporti urban nuk do të lejohen. Gjithashtu, ajo tha se po mendohet zgjatja e orarit të lëvizjes, por ende nuk ka një vendim.

“Do të kemi përsëri aktivitete sportive që do të vlerësohen, aktiviteti urban… Jemi në diskutim edhe për fashën orare, por pas datës 18 do të bëhet publike”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>