Vetëm 7 pacientë të rinj me Covid-19 në 24 orë

Nga Exit News
Vetëm 7 pacientë të rinj me Covid-19 në 24 orë

Vetëm 7 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga seanca plenare.

Kjo është shifra më e ulët e të infektuarve ditorë në 3 javët e fundit.

Në total numri i të infektuar shkon në 773.

Zonja Manastirliu u shpreh se janë vetëm 272 pacientë aktivë me COVID-19, ose sa 35 përqind e totalit dhe kjo tregon se epidemia është ende aktive në Shqipëri, por se masat e marra dhe puna e mjekëve kanë ulur ndjeshëm numrat e të infektuarve.

“Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren”, u shpreh Zonja Manastirliu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>