Vetëvendosja kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në tre qarqe të vendit

Nga Exit News
Vetëvendosja kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në tre qarqe të vendit

Lëvizja Vetëvendosja kërkoi të martën shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në tre qarqe të vendit, Tiranë, Gjirokastër dhe Lezhë. Përmes një kërkese dërguar Komisionit të Ankimeve (KAS), kandidatët Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani pretendojnë se kryetarët e KZAZ-ve në këto qarqe kanë penguar hyrjen në vendet e numërimit të vëzhguesve duke mos i lejuar të monitorojnë procesin e pranim-dorëzimit të kutive.

“Janë paraqitur164 fotografi të fletëve të votimit ku është vendosur një X i dytë apo i tretë, në fletë ku ka pasur një X për Boiken Abazin. Janë konstatuar me sy nga vëzhguesit raste kur numëruesit kanë kaluar vota për kandidatin e pavarur Boiken Abazi në drejtim të subjekteve të tjera politike”,shkruhet në kërkesën e tyre.

“Mbulimi me gisht gjatë procesit të numërimit i katrorit me numrin 13 që i përkiste kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani. Në ekranin e tavolinave të numërimit nuk është vendosur pamja e plotë e fletës së votimit”,vijon më tej.

Të dielën PD dërgoi në KQZ dosjen ankimore me “qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve”.

PD kërkon që të ketë rivotim në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.

Ndërsa më parë, LSI ka kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve në Durrës, Gjirokastër, Korçe e Fier.

Të hënën KAS caktoi relatorët për 15 kërkesat ankimore të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e 25 prillit.

LEXO  Albin Kurti: Drejt përfundimit të koalicionit me LDK, kryeministri do të jem unë

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme