Bojken Abazi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, do të jetë kandidat për deputet në qarkun e Tiranës.
Ndërsa në qarkun e Lezhës, Vetëvendosja do të propozojë si kandidat Iliaz Shehun, pedagog dhe activist.
Njoftimi u bë nga vetë Vetëvendosja përmes një deklarate për shtyp, mesditën e së enjtes.
Një ditë më parë, Vetevendosja njoftoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Nuk dihet ende nëse Tirana dhe Lezha do të jenë të vetmet qarqe, apo LVV do të ketë kandidatë dhe në zona të tjera.
VV-ja në Shqipëri ka thënë se angazhimi i tyre në zgjedhje synon të ofrojë një alternativë në mënyrë që shqiptarët të mos ndihen të detyruar të largohen.
VV u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të bëhen bashkë për të propozuar ato kandidatë, të cilët mendojnë se i përfaqësojnë të drejtat e tyre.